UBT News

​Barcelona shumë afër goditjes së radhës në merkato

Barcelona pritet që shumë shpejtë të bëhet me një anësor të ri mjaft kualitativ.

Raportohet se katalanasit dhe Manchester City tani po diskutojnë detajet përfundimtare të marrëveshjes për João Cancelo.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja nuk është mbyllur ende, por së shpejti pritet të ketë lëvizje konkrete në këtë drejtim.

Reprezentuesi portugez tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Barçën javë më parë dhe dëshiron që operacioni të mbyllet sa më shpejt.

Exit mobile version