Frankie de Jong është ndër mungesat më të mëdha Barcelonës për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve kundër Interit.
Trajneri Xavi Hernandes ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e tretë të Grupit C të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të martën.
Memphis Depay, Jules Kounde, Hector Bellerin dhe Ronald Araujo nuk janë rikuperuar nga lëndimet dhe e njëjta gjë vlen edhe për De Jong, i cili, siç raporton “Football Espana”, ende po përballet me një dëmtim të muskujve.
25-vjeçari ka grumbulluar tetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar një gol.
Ish-ylli i Milanit, Franck Kessié do të udhëtojë në Itali së bashku me të rinjtë Pablo Torre dhe Marc Casado.
Interi dhe Barcelona fituan nga tre pikë secila në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve pasi fituan ndaj Viktoria Plzen dhe humbën nga Bayern Munich.
Të dyja skuadrat do të takohen në “Giuseppe Meazza” nesër në orën 21:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa ndeshja e kthimit është në Barcelonë javën e ardhshme, të mërkurën, më 12 tetor.