Barcelona ende nuk ka arritur që të regjistrojë ndonjë lojtar të ri përpara ndeshjes hapëse të La Ligas të kësaj fundjave me Rayo Vallecanon.
Barça po përballet me probleme të mëdha financiare, të cilat duhet të adresohen për të respektuar rregullat e rrepta financiare të La Ligës.
Në fakt kjo do të thotë që gjigantët katalanas duhet të inkasojnë shuma të mëdha të të ardhurave në mënyrë që të mund të regjistrojnë lojtarë të rinj.
Në këtë listë përfshihet sulmuesi Robert Lewandowski dhe sulmuesi tjetër Raphinha, por edhe mbrojtësit Jules Kounde dhe Andreas Christensen si dhe mesfushorin Franck Kessie.
Ggjendja financiare e Barcelonës po ashtu është një nga arsyet e pasigurisë për të ardhmen e mesfushorit holandez Frenkie de Jong.
Manchester United është i prirur për të nënshkruar me De Jong, derisa për holandezin ka shprehur interesim edhe Chelsea.