UBT News

​Barça nis punën për bllokimin e dy supertalentëve

Një gjeneratë e re ka filluar të jap fryte të jashtëzakonshme te Barcelona dhe padyshim se në këtë drejtim ka kontribuar shumë ardhja e Xavit si trajner.

Në javët e fundit katalanasit janë këndellur dhe po korrin rezultate të jashtëzakonshme si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Evropës dhe kjo duke iu falënderuar një ekipi të mbushur me lojtarë të rinj dhe të supertalentuar.

Në mesin e tyre janë edhe Araujo dhe Gavi, për të cilët drejtuesit e Barcelonës janë duke punuar në zgjatjen e kontratave të tyre dhe kjo pritet të konkretizohet deri në fund të muajit mars.

“Sport” raporton se Gavit do t’i ofrohet një kontratë pesëvjeçare me një klauzolë gjigante lirimi pasi “Blaugranët” kërkojnë ta mbajë njërin nga asetet e tyre kryesore.

Exit mobile version