UBT News

​Barça me rikthim senzacional ndaj Granadas, kalon në gjysmëfinale të Copa del Rey

Ka përfunduar me fitoren e Barcelonës me rezultat 5-2 ndeshja e fazës çerekfinale të Copa del Rey kundër Granadës.

Kështu Barcelona e ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të këtij kompeticionin falë një paraqitje fantastike ne minutat e fundit të ndeshjes ku Griezmann dhe Messi i dhanë frymë lojës së “Blaugranëve”.

Ishte Granada ajo që kishte një paraqitje fantastike deri në minutën e 88’ kur po avanconte me rezultat 2-0 me golat e Kenedy dhe Soldados, por që nga ky moment ndryshoi rrjedha e lojës.

Antoine Griezmann ngushtoi avantazhin në 2-1 në minutën e 88’ dhe pastaj Jordi Alba barazoi gjithçka në sekondat e fundit të ndeshjes për t’i siguruar vazhdimet.

Edhe ne 30 minutat e vazhdimeve u zhvillua një lojë e paparashikueshme ndërmjet dy ekipeve.

Fillimisht Barça kaloi në avantazh 3-2 me golin e Griezmann, pastaj rezultatin e barazoi sërish Fede në minutën e 103, kurse fitoren Barcelonës ia siguruan De Jong me golin e tij në minutën e 108 dhe Jordi Alban ë minutën e 113.

Exit mobile version