Supertalenti i Barcelonës, Gavi, do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës edhe për shumë vite të tjera.
Tashmë bëhet e ditur se lojtari do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën. Marrëveshja e plotë tashmë është arritur midis bordit të Barcelonës dhe agjentit të tij Iván de la Peña.
Marrëveshja e re, sipas Fabrizio Romanos, do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026 dhe paga do të rritet pasi lojtari ka dhënë shenja pozitive në muajt e fundit.
Klauzola e lirimit do të përfshihet gjithashtu në marrëveshjen e re dhe do të jetë me vlerë 1 miliard euro.