UBT News

​Ballkani kundër Zalgiris do të luajë me formacion të ri

Trajneri i Ballkanit Ilir Daja, ka lënë të kuptohet që në ndeshjen e sotme kundër Zalgirisit do të luajë me një skemë të re.

Në konferencën për media, Daja tha se një garë e tillë kërkon përkushtim maksimal dhe më ndryshe krahasuar me Superligën e Kosovës.

Nuk mund të jap detaje për shkak të kundërshtarit, por mund të them që do të luajmë me skemë të re. Në fakt, ne kemi praktikuar dy skema dhe nesër do të vendosim se me cilën do të zbresim në fushë. Kemi skuadrën e kompletuar dhe jemi gati për të dhënë maksimumin“, tha Daja.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Zalgirisit zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00.

Exit mobile version