Superliga e Kosovës ka arritur në xhiron e tetë të saj duke ofruar mjaft kampionat cilësor me ndeshje dhe ballafaqime shumë interesante.
Skuadrat që pretendojnë ta fitojnë titullin e kampionit tashmë kanë nisur të shkëputen në kreun e tabelës duke paralajmëruar për një luftë të ashpër për këtë objektiv.
Drita është skuadra që po vazhdon ta kryesojë tabelën me 18 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 15, por që ka dy ndeshje më pak se skuadra e Ardian Nuhiut.
Në vendin e tretë është Gjilani me 14 pikë, kurse pozitat katër dhe pesë mbahen nga Prishtina me 12 pikë dhe Drenica me 11.
Kjo është renditja e plotë:
Drita 18
Ballkani 15
Gjilani 14
Prishtina 12
Drenica 11
Trepça 89 9
Llapi 8
Malisheva 7
Ferizaj 7
Dukagjini 2