UBT News

​Ballkani fitoi bindshëm në San Marino

Futbollistët e Ballkanit kanë shënuar mbrëmë fitore në përballjen e parë ndaj skuadrës La Fiorita si mysafirë.

Kampioni i Kosovës ka shënuar katër gola kurse nuk ka pranuar asnjë, duke e mbajtur portën e pastër.

Meriton Korenica ishte i pari që shënoi, pas tij Albion Rrahmani e gjeti rrjetën dy herë kurse Albin Berisha e vulosi bindshëm fitoren me golin e katërt.

Ndeshja e kthimit, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, zhvillohet më 26 korrik në “Fadil Vokrri”, Prishtinë. /UBTNews/

Exit mobile version