UBT News

​Atletico pranë transferimit të mbrojtësit të Chelseat

Gjigantët e La Ligas janë pranë transferimit të mbrojtësit të Chelseat. Atletico Madrid është duke përgatitur një ofertë për transferimin e mbrojtësit Marcos Alonso, raporton “El Chiringuito”.

Mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës nuk është më në planet e teknikut Lampard, po ashtu nuk është më as zëvendësues i Ben Chilwell në “Stamford Bridge”, dhe si duket është pranë një rikthimi në vendlindje te skuadra e Atletico Madridit.

Exit mobile version