UBT News

​Atletico Madrid-Chelsea, formacionet e mundshme

Chelsea do të përballet me Atletico Madridin në ndeshjen e parë të 1/16-ës, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet në shtetin e Rumanisë, për shkak të protokollit antiCOVID-19 kundër udhëtimeve që ka shteti i Spanjës.

Teknikisht, në këtë ndeshje Atletico është vendas, ndërsa përballja tjetër do të zhvillohet në Londër, në muajin mars.

Skuadra spanjolle ka arritur të prekë dy herë finalen e Ligës së Kampionëve, dhe tri herë finalen e Ligës së Evropës në 11 sezone, ndërsa ka regjistruar nëntë fitore në 11 xhiro me nga dy ndeshje kundër ekipeve angleze.

Ndeshja e sotme në Rumani do të jetë e para mes këtyre dy skuadrave, që nga sezoni 2017/18 i Ligës së Kampionëve, ku atëkohë “Blutë” e Londrës regjistruan fitore 2:1 në Madrid, ndërsa në ndeshjen e kthimit në “Stamford Bridge” barazuan me rezultat 1:1.

Simeone do të ketë probleme me lëndime, ku do të jetë pa shërbimet e mbrojtësit Jose Gimenez, dhe lojtarëve si Yannick Carrasco, Sime Vrsaljko e Hector Herrera.

Në anën tjetër, Thomas Tuchel ka konfirmuar që mungesa e vetme te Chelsea do të jetë mbrojtësi veteran Thiago Silva.

Të dy skuadrat kanë për qëllim të sigurojnë fitoren dhe për këtë kanë vendosur lojtarët më të mirë në dispozicion.

Atletico Madrid (3-5-2): Oblak; Savic, Felipe, Hermoso; Llorente, Kondogbia, Koke, Saul, Lodi; Felix, Suarez

Chelsea (3-4-3): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Alonso; Mount, Abraham, Werner

21:00 Atletico Madrid – Chelsea (Stadiumi neutral, Arena Nationala)

Exit mobile version