UBT News

​Ata nuk fshihen më: Adele dhe agjenti i LeBron James kapen dorë për dore

Çifti është bashkë prej disa muajsh dhe burime pranë tyre pohojnë se lidhja po bëhet më serioze.

Adele ka postuar për herë të parë një foto në Instagram në shtator me të dashurin e saj Rich Paul, me të cilin është në një lidhje prej disa muajsh.

Megjithatë, ata nuk u shfaqën bashkë në publik. Tani ata kanë vendosur ta ndryshojnë këtë, ndaj u panë bashkë në ndeshjen e Los Angeles Chargers dhe Kansas City Chiefs në stadiumin SoFi.

Dashuria e re e Adele dhe agjenti i sporteve amerikane themeloi Klutch Sports Group, i cili përfaqëson lojtarë të shquar si LeBron James, por edhe disa lojtarë të NFL.

Këngëtarja ishte e martuar më parë me Simon Konecki. Çifti kanë një djalë nëntë vjeç, me të cilin kanë kujdestarinë e përbashkët.

“Adele është shumë e dashuruar me Rich dhe marrëdhënia e tyre është bërë më serioze muajt e fundit. Ata takuan fëmijët që kanë me partnerë të tjerë, por nuk u treguan shumë për lidhjen e tyre”, tha një burim pranë yjeve për E! News.

Exit mobile version