Një asteroid më i gjerë se dy fusha futbolli do të kalojë pranë Tokës në orët e vona të së enjtes. Astronomët e NASA-s zbuluan asteroidin, i njohur si 2022 OE2, vetëm disa ditë më parë.
Shkëmbi hapësinor vlerësohet të jetë i gjerë midis 557 dhe 1246 feet (170 deri në 380 metra), dhe është rreth dy herë më i gjerë se një fushë futbolli. Astronomët konfirmuan gjithashtu se 2022 OE2 është një asteroid i klasit Apollo, që do të thotë se rrotullohet rreth diellit dhe kalon rrugën e orbitës së Tokës, raportoi më parë Live Science.
Ndikimi nga një asteroid i tillë i madh do të lëshonte më shumë energji se 1000 bomba bërthamore. Megjithatë, ky asteroid do të jetë në distancë të madhe nga Toka. “2022 OE2” parashikohet të kalojë në një distancë 3.2 milion milje larg nga Toka. Lajmi i mirë është se Toka nuk është në rrezik nga një përplasje kataklizmike asteroidi për të paktën 100 vitet e ardhshme, ka thënë NASA.