UBT News

​Arteta tregon nëse Aubameyang do të luajë sërish për Arsenalin

Pierre-Emerick Aubameyang dhe e ardhmja e tij me Arsenalin është shumë e pa qartë dhe e tillë vazhdon të jetë edhe më tutje.

Në javët e fundit lojtari nuk është përfshirë në skuadër për arsye disiplinore dhe rikthimi i tij ende duket shumë i mjegull, gjithnjë bazuar në komentet e trajnerit Mikel Arteta.

Trajneri spanjoll sot ka bërë të ditur se lojtari është i infektuar me Covid-19 dhe është kthyer në Londër, por nuk ka bërë të qartë nëse ai do të luajë sërish për Arsenalin.

“Ai është në Londër. Është infektuar me Covid prandaj është kthyer këtu. Së pari ne duhet të sigurohemi që shëndeti i tij të jetë i mirë dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Arteta.

Exit mobile version