UBT News

​Arsenali ka harruar se çfarë është të fitosh një ndeshje

Arsenali po vazhdon më dështime të njëpasnjëshme si në kampionat ashtu edhe në garat tjera.

Skuadra e Mikel Artetas ka pësuar disfatë të thellë edhe në kuadër të Kupës së Ligës kundër Manchester City.

“Topçinjtë” realizuan vetëm një gol përmes Alexandre Lacazettes, kurse fitoren e thellë skuadrës së Pep Guardiolas ia siguran golat e realizuar nga Gabriel Jesus, Ryad Mahrez, Bernardo Silva dhe Ameriyc Laporte.

Kjo humbje mund të ndikojë direkt edhe në të ardhmen e trajnerit Mikel Arteta i cili duket se nuk ka se çfarë t’i jap kësaj skuadre në krizë të thellë.

Exit mobile version