UBT News

​Arsenal-Everton, formacionet e mundshme

Premier Liga angleze rikthehet me një derbi tejet interesant në kuadër të xhiros së 33-të.

Pak kohë pasi që informuan tërheqjen e tyre nga Super Liga Evropiane, Arsenali do ta vazhdojë kampanjën e Premier Ligës ku pret në shtëpi skuadrën e Evertonit.

Të dy skuadrat i ndanë një vend dhe tre pikë në tabelë, ku pas 32 ndeshjeve, Arsenali zë vendin e nëntë me 13 fitore, shtatë barazime dhe 12 humbje, duke arkëtuar 46 pikë.

Në anën tjetër, pas 31 xhirosh skuadra e Evertonit ka regjistruar 14 fitore, shtatë barazime dhe 10 humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e tetë në tabelë me gjithsej 49 pikë, gjashtë sosh larg pozitës së katërt, Chelseat që ka 55 pikë.

Të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për skuadrën e Mikel Artetas nuk do të paraqiten Aubameyang, Lacazette, Luiz dhe Tierney ndërsa në dyshim është norvegjezi Odegaard.

Kurse, Carlo Ancelotti në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy mesfushorëve Doucoure dhe Jean-Philippe Gbamin.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:

Arsenal (4-2-3-1): Ryan; Bellerin, Holding, Gabriel, Xhaka; Thomas, Ceballos; Pepe, Smith Rowe, Saka; Martinelli

Everton (3-4-1-2): Pickford; Keane, Godfrey, Holgate; Coleman, Davies, Allan, Digne; Rodriguez; Richarlison, Calvert-Lewin

21:00 Arsenal (9) – Everton (8) (Stadiumi Emirates)

Exit mobile version