Njësiti i policisë spanjolle “Mosses” të cilët bastisën zyrat e klubit të futbollit spanjoll, Barcelona tashmë raportohet se e kanë arrestuar ish- presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu.
Arrestimet dhe kërkimi janë të lidhura me “Barçagate”. Çështja, e zbuluar në muajin shkurt e cila denoncon që një kompani që dyshohet se është punësuar nga klubi do të kishte kryer në rrjetet sociale një fushatë shpifjesh për njerëz dhe subjekte që nuk lidhen me bordin e drejtorëve të Josep Maria Bartomeut, duke përfshirë disa lojtarë nga ekipi i parë, si Leo Messi dhe Gerard Piqué, dhe familjet e tyre.