UBT News

​Arrestohen huliganët që dëmtuan sallën në Pallatin e Rinisë

Arrestohen personat e dyshuar që kryen veprën penale huliganizëm në Pallatin e Rinisë.

Më 8 dhjetor gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhur një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç’rast kanë lënduar katër zyrtarë policorë, të cilët ishin në detyrë të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Policia bën të ditur se pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Exit mobile version