UBT News

​Ansu Fati në shitje, Barça cakton çmimin

Njëri nga talentët më premtues në radhët e Barcelonës, Ansu Fati shumë shpejtë mund të largohet nga kly klub.

Sipas “El Nacional”, Barcelona nuk e konsideron më Ansu Fatin një element thelbësor të skuadrës dhe është e gatshme ta shesë atë te çdo klub që ofron rreth 80 milionë euro.

Fati u konsiderua si Lionel Messi i ardhshëm nga shumë njerëz pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse që nga debutimi i tij. Megjithatë, lëndimet dhe ardhjet e reja në pozicionin e tij kanë që ai të ketë gjithnjë e më pak minuta në fushë dhe rrjedhimisht ka pasur edhe rënie të formës.

Largimi i tij vështirë se mund të ndodh në afatin kalimtar të janarit për shkak të çmimit të lartë, por kjo duket e pashmangshme për të ndodhur në verën e vitit 2023.

Exit mobile version