UBT News

​Anija e parë me drithë nga Ukraina drejt Shqipërisë, 6 mijë ton grurë drejt portit të Durrësit

Anija “Jaohar Ranim” po lundron drejt portit të Durrësit me një sasi prej 6,000 tonësh grurë të ardhur për llogari të një kompanie mielli në Tiranë.

Kjo është anija e parë që vjen nga Ukraina që pas fillimit të luftës atje. E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija është nisur më 28 korrik nga ky port dhe pritet të mbërrijë më 10 gusht në Durrës. Izmaili është porti më i madh ukrainas në grykëderdhjen e Danubit, në Odesa. Javën e kaluar u njoftua nga autoritetet turke për një tjetër anije të nisur nga Odesa drejt Libisë më 1 gusht, po anija “Jaohar Ranim” e ka ccelur e para siparin e lëvizjeve, pas sulmeve që nisën nga Rusia në shkurt të këtij viti. Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit, ndaj rifillimi i eksporteve të grurit nga Ukraina i ka dhënë një frymëmarrje të re nevojës globale për konsum. Aktualisht, anija me grurë ndodhet në ujërat greke të Jonit dhe pritet të mbërrijë në orët e para të së mërkurës në Durrës. Ndërkohë në lundrim e sipër drejt Durrësit është dhe një anije e ngarkuar në Rusi me ure për bujqësinë. Ajo pritet të mbërrijë në port mbrëmjen e së martës, ndërsa e ka nisur lundrimin nga porti rus Novorossiysk./Top Channel/

Exit mobile version