Real Madridi i Carlo Ancelottit do të vizitojë Napolin të martën dhe, siç raportohet nga “La Gazetta dello Sport”, “Los Blancos” do të qëndrojnë në hotelin e njëjtë ku presidenti i Napolit Aurelio de Laurentis e kishte shkarkuar në vitin 2019.
Napoli dhe Reali ballafaqohen të martën në stadiumin “Diego Armando Maradona” në kuadër të raundit të dytë të ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Gjigantëtë e La LIgës do të zbarkojnë sot në Napoli dhe do të akomodohen në “Hotel Vesuvio”, aty ku italiani ishte shkarkuar në dhjetor të vitit 2019.
Gjithnjë sipas gazetës, Ancelotti kishte provuar ta bindte pronarin e Napolit që të mos e merrte atë vendim, por ai nuk ndryshoi mendje dhe e zëvendësoi me Gennaro Gattuson.