Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mundësinë të thyejë më shumë rekorde në ndeshjen që Real Madridi do ta zhvillojë me Eintracht Frankfurtin për Superkupën e Evropës.
Trajneri italian tashmë ka kaq shumë rekorde në emrin e tij, duke qenë edhe i pari që ka fituar të pesë titujt kryesorë të garave evropiane.
Ai tani ka 23 trofe në karrierën e tij si trajner, më pak se Mircea Lucescu me 34, Pep Guardiola me 31 dhe Jose Mourinho me 26 mes trajnerëve që janë ende aktivë.
Ancelotti ka fituar tashmë Superkupën e UEFA-s tre herë, njësoj si Guardiola, dhe e katërta do të ishte një rekord i ri i të gjitha kohërave.
Ky do të ishte trofeu i tij i nëntë zyrtar i UEFA-s, duke lënë pas Sir Alex Fergusonin dhe Giovanni Trapattoniin me nga shtatë.
Sa i përket Real Madridit, ata aktualisht ndajnë rekordin e fitoreve të Superkupës së UEFA-s me Milanin dhe Barcelonën me nga pesë trofe.