Lojërat Olimpike “Tokio 2020” janë mbyllur zyrtarisht dje dhe Kosova arriti një sukses të jashtëzakonshme duke rrëmbyer dy medalje të arta përmes xhudisteve Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ndërsa u rendit si e 42-ta në renditjen e përgjithshme të shteteve për medaljet e fituara.
Me këtë rast, Ambasada e Francës në Kosovë përmes një shkrimi në Facebook i ka uruar xhudistët e Kosovës për suksesin e arritur në këtë aktivitete të madh sportiv.
“Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike Tokio 2020 u zhvillua dje. Urime xhudisteve kosovare që fituan dy medalje të arta madhështore!”, thuhet në statusin e lëshuar nga kjo ambasadë.
Më tutje, aty përmenden edhe sukseset e Francës të arritura në Lojërat Olimpike.
“Franca 🇫🇷 gjithashtu u dallua me 33 medalje të fituara (10 të arta, 12 të argjendta, 11 të bronzta). Urime ekipit francez!”
Dorëzimi i flamurit olimpik u bë dje dhe tani i takon Francës të marrë pishtarin me Parisin 2024. Do të jetë hera e tretë që Franca organizon Lojërat olimpike verore në Paris, pas vitit 1900 dhe 1924, pra 100 vjet pas edicionit i fundit parisien të Olimpiadës.