UBT News

​Allegri i gatshëm të marr drejtimin e skuadrës nga Serie-A

Corriere di Roma raporton se Massimiliano Allegri mund të jetë i interesuar të marrë drejtimin e Romës.

E ardhmja e Paulo Fonsecas në “Olimpico” duket e pasigurt, sipas raporteve të shumta në Itali, dhe Allegri është përmendur si një pasardhës i mundshëm i tij.

“Corriere di Roma” pretendon se “Giallorossët” kanë shtuar kontaktet e tyre me ish-trajnerin e Juventusit, i cili u përmend si një opsion i mundshëm për pozicionin e lirë në Chelsea këtë javë.

Thomas Tuchel duket se do të zëvendësojë Frank Lampardin në “Stamford Bridge” dhe gazeta pretendon se Allegri nuk e ka mbyllur derën për një kthim në Serie A.

Allegri fitoi titullin me Milanin në sezonin 2010-11 dhe vazhdoi suksesin e tij në Juventus, ku ai mori pesë Scudetto dhe katër Kupa të Italisë para se të tërhiqej pas edicionit 2018-19.

Exit mobile version