UBT News

​“Ai është Drogba i ynë”, tifozët e Chelseat të mahnitur me Armando Brojën

Armando Broja ishte heroi i Shqipërisë në fitoren ndaj Hungarisë të dielën pasi realizoi golin vendimtar për t’ia siguruar tri pikë shumë të rëndësishme kuqezinjve në Grupin I duke mbajtur kështu gjallë shpresat e tyre për një vend që Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Broja u inkuadrua në lojë vetëm 12 minuta para përfundimit të ndeshjes, por e gjeti rrugën e golit pas një kundërsulmi të shpejtë edhe pse u përball me dy mbrojtës kundërshtarë, por arriti që t’i shmang ata dhe të shënojë në minutën e 87’ për 1-0.

19-vjeçari është në pronësi të gjigantit anglez Chelsea edhe pse së fundi është huazuar te skuadra tjetër e Premier Ligës Southamptoni..

Goli i tij i bukur nuk ka mbetur pa u vërejtur nga tifozët e Chelseat të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale duke parë potencial të madh tek ai për të ardhmen. Ata madje e kanë cilësuar Brojën si Didier Dorgba i ardhshëm i skuadrës së tyre, apo edhe Diego Costa i ri.

“Armando Broja do të jetë një emër i madh një ditë në botën e futbollit. Mund të marrë pak kohë, por është e pashmangshme”, ka shkruar Taykamau.

Përfundim fantastik. Lloji i golit të Drogbas”, ishte shkrimi i lëshuar nga tifozi tjetër CesCardenas.

“Ai është Diego Costa 2.0. Ai definitivisht është ndërtuar për t’u bërë një yll. Mbajeni në mend”, ka thënë BlueKD.

“Bota duhet t’i mbajë sytë mbi këtë djalë. Chelsea ka një tjetër sulmues të gjeneratës në organikën e saj. Kini frikë nga ky emër”, ka shkruar BashiruSuleman3.

Ndeshjen e radhës Shqipëria do të zhvillojë kundër San Marinos.

Exit mobile version