Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka zbuluar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe tashmë është vetizoluar pas kontaktit të ngushtë me një person tjetër që kishte Covid-19.
Aguero, i cili ka luftuar me dëmtimet këtë sezon, nuk u paraqit në fitoren e Cityt në Premier Ligë ndaj Aston Villas të mërkurën në mbrëmje dhe nuk është paraqitur për ekipin që nga 3 janari në fitoren 3-1 kundër Chelseat.
“Pas një kontakti të ngushtë, unë jam vetizoluar dhe testi i fundit që kam bërë ishte pozitiv për Covid-19. Kam pasur disa simptoma dhe po ndjek urdhërat e mjekut për shërim. Kujdesuni të gjithë! “, ka shkruar Aguero në Twitter.