UBT News

​Afër 6 mijë raste aktive me COVID

Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 5 mijë e 992. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 991 raste aktive, e pasuar nga Prizreni me 465 raste.

Në Komunën e Pejës dhe të Gjakovës janë nga 410 raste aktive, në Gjilan 392, Lipjan 259, si komunat me më së shumti raste.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.964 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.324 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.827 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,601persona.

Exit mobile version