UBT News

​Adrián pritet të vazhdojë të ardhmen te Liverpooli

Portieri spanjoll thuhet se do të nënshkruajë një kontratë të re që i është ofruar nga Liverpooli.

Adrian pritet që të vendos mbi të ardhmen e tij, ku thuhet se është shumë pranë që të arrijë marrëveshje që të vazhdojë të ardhmen me Liverpoolin, raporton “Daily Mail”.

Portieri 34 vjeçar do të mbetet në stadiumin “Anfield Road”, edhe për 12 muaj të tjerë, ndërsa pritet që Jurgen Klopp ta dërgojë në huazim portierin e dytë, Caoimhin Kelleher, përcjell KosovaPress.

“Të Kuqtë”, e shohin si pjesë të rëndësishme të ekipit portierin veteran, të cilit thuhet se si pjesë e kontratës i është ofruar edhe minutazhë në ndeshjet në Kupën FA dhe Carabao Cup.

Exit mobile version