UBT News

​Ademi: FIFA po i pranon të gjitha projektet e FFK-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka dhënë një intervistë të shkurtër për faqen zyrtare të FIFA-s. Ai së fundi ishte i pranishëm në Paris ku vizitoi zyret e hapura nga FIFA në këtë qytet dhe vlerësoi se këto zyre do të mundësojnë qasje shumë më të lehtë për Federatën e Futbollit të Kosovës si dhe mundëson një bashkëpunim më të fuqishëm mes dy institucioneve.

“Në FIFA kemi ardhur sot me kërkesën tonë për të vizituar zyret e FIFA-së dhe ishim të surprizuar kur e pamë edhe presidentin Infantino sepse kemi rënë në kontakt me njerëzit të cilët do të punojnë në këtë zyrë. Është shumë mirë që është bërë kjo zyrë dhe është shumë më e lehtë qasja jonë me FIFA-në në Paris sepse Parisi është edhe më atraktiv dhe secili njëri dëshiron të jetë në Paris, jo vetëm për të parë zyret e FIFA-së por edhe për ta vizituar Parisin”, tha Ademi.

Më tutje, i pari i FFK-së tregon se cila ishte tema e diskutimit gjatë kësaj vizite dhe shtoi se FIFA vazhdon të përkrah të gjitha projektet që FFK i propozon për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

“Sot diskutuam rreth çështjes së futbollit gjithsesi, federatave tona sepse ishim bashkë me presidentin e Federatës së Shqipërisë Armand Duka dhe sigurisht që të gjitha projektet të cilat i kemi në të ardhmen sot diskutuam për to dhe do t’i vazhdojmë…Rezultatet tona janë shumë të dukshme për vet faktin që FIFA ka bërë të gjitha projektet të cilat ne i kemi dorëzuar në FIFA, asnjë projekt nuk na është refuzuar , të gjitha projektet janë të aprovuara dhe mund të them lirisht që ne jemi zhvilluar krahas ndihmës dhe suportit të FIFA-s.

Agim Ademi javë më parë u rizgjodh në krye të federatës edhe për një mandat të ri katërvjeçar.

Exit mobile version