UBT News

​Abraham zgjedh numrin e fanellës te Roma

Roma e ka zëvendësuar Edin Dzekon me 23-vjeçarin anglez, Tommy Abraham dhe ish-sulmuesi i Chelseat mezi pret kapitullin e tij të ri në kryeqytetin italian.

Lojtari ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me “Giallorossët” dhe tha se ishte i bindur nga dëshira e klubit për ta sjellë atë në “Trigoria”.

“Ju mund ta ndjeni kur një klub ju dëshiron vërtet dhe Roma e bëri interesin e tyre menjëherë të qartë. Roma është një klub që meriton të luftojë për tituj dhe trofe. Unë kam pasur përvojën e fitimit të trofeve të mëdhenj dhe dua të jem përsëri në ato kompeticione kështu që unë dua ta ndihmoj këtë ekip për ta arritur këtë dhe për të arritur në nivelin ku duhet të jetë Roma”, deklaroi ai.

Blerjes së re i është besuar numrin 9 në fanellë të cilin e la të lirë Edin Dzeko i cili u largua drejt Interit.

“Është një nder i madh të jesh numri 9 në këtë klub dhe mezi pres të filloj dhe të ndihmoj ekipin”, përfundoi Abraham

Exit mobile version