UBT News

​A do të pezullohet Premier Liga? Vijnë lajmet e reja nga Anglia

Një sërë ndeshjesh të Premier Ligës u anuluan për shkak të shpërthimit të virusit COVID-19 nëpër klube.

Gjatë fundjavës u zhvilluan vetëm katër ndeshje në këtë kampionat, ndërsa Chelseat iu refuzua kërkesa për shtyrjen e ndeshjes me Wolverhamptonin.

Drejtuesit e klubeve të Premier Ligës u mblodhën sot pasdite dhe raportet thonë se ndeshjet do të zhvillohen siç ishte planifikuar gjatë periudhës festive të këtij viti dhe se nuk do të ketë pezullim të kampionatit anglez.

Ende nuk ka dalë ndonjë njoftim zyrtar për këtë çështje, por mediat në Angli raportojnë se ndeshjet nuk do të anulohen sepse kjo do të kishte pasoja të mëdha ekonomike për shkak të të drejtave televizive dhe të marketingut.

Exit mobile version