UBT News

​A do të luajë sërish Aubameyang për Arsenalin? Flet Arteta

Mikel Arteta ka refuzuar të konfirmojë nëse Pierre-Emerick Aubameyang do të ftohet për ndeshjen e ardhshme të Arsenalit.

Aubameyang nuk u ftua për ndeshjen e së mërkurës ku Arsenali mposhti West Hamin me rezultat 2-0 në stadiumin “Emirates”.

Ishte ndeshja e dytë radhazi që Aubameyang e humbi brenda një jave dhe ndërkohë iu mor edhe shiriti i kapitenit për arsye disiplinore.

Pas fitores ndaj West Hamit, Arteta u pyet nga “BT Sport” nëse Aubameyang do të paraqitet në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit.

“Ai nuk kishte të drejtë të luante në këtë lojë dhe kaq. Kjo lojë ka ikur. Do ta diskutojmë në të ardhmen e afërt për zhvillimet tjera. Unë pres nga çdo lojtar t’i përmbahet vlerave tona. Ne do të flasim për Aubameyang një ditë tjetër. Sot dua të flas për lojën”, deklaroi ai.

Arteta fillimisht e përjashtoi sulmuesin për ndeshjen e Arsenalit kundër Southamptonit në fundjavën e kaluar pasi ai mungoi në stërvitje të premten dhe më pas klubi njoftoi se ai nuk do të jetë edhe më tutje kapiten i skuadrës.

Arsenali do të rikthehet në aksion kundër Leeds United të shtunën.

Exit mobile version