Bermard Challandes ka pranuar se ishte në listën e trajnerëve që mund ta merrnin drejtimin e Kombëtares së Zvicrës pas Kampionatit Evropian Euro 2020.
Ai ka deklaruar se ishte në listë me emra si Joachim Low, Lucien Favre e të tjerë për këtë post, por që kjo ishte e tëra.
I pyetur nëse do ta linte Kosovën për Zvicrën, Challandes tha se ai ka kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe se është i lumtur me punën në Kosovë dhe do të vazhdojë të jetë këtu.