Aktualisht janë 74 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste të reja të infektimit me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për asnjë rast të vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.269.