Aktualisht në Kosovë janë 592 raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) numri më i lartë i raste aktive është në Komunën e Prishtinë, ku aktualisht janë 168 raste aktive me koronavirus, e pasuar nga Prizreni me 52, Ferizaj me 49, Gjilani me 44 dhe komuna të tjera me dhjetëra raste.
Në raportin e fundit IKShPK njoftoi se asnjë qytetarë nuk ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me këtë virus, por që 30 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
E në Kosovë po vazhdon ende vaksinimi antiCOVID-19. Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1.821.818 doza të vaksinës, kurse 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Po ashtu qytetarët vazhdojnë të marrin edhe dozën e tretë antiCOVID-19 e ku deri tani janë 99 mijë e 961 qytetarë që morën edhe dozën e tretë antiCOVID-19.