Aktualisht janë 412 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 23 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.454.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24-orët e fundit janë dhënë 250 doza të vaksinës kundër COVID-19.