UBT News

​28 vjet pas vdekjes, Kurt Cobain i reziston kohës

28 vjet nga vdekja e Kurt Cobain nuk e kanë zvogëluar rëndësinë dhe popullaritetin e muzikës së tij, që përkujtohet në një libër të shkruar nga ish-menaxheri i tij, ku gjenden dëshmitë e para për këtë ”artist të përjetshëm”.

“Ai kishte një ndjeshmëri që i bënte njerëzit të ndiheshin më pak të çuditshëm, më pak të vetmuar”, shpjegon Danny Goldberg, i cili ka qenë në biznesin e muzikës që në vitet ’60.

Autor ose bashkautor i të gjitha sukseseve të Nirvanës, Kurt Cobain vrau veten më 5 prill të vitit 1994 në shtëpinë e tij në Seattle, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej nga kishte origjinën, ndërkohë që grupi i muzikës rock ishte bërë një fenomen global në më pak se tre vite.

Exit mobile version