UBT News

​26 sportistë përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Heraklion 2023″

26 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, do të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e tretë të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, të cilat prej 9 deri më 16 qershor mbahen në qytetin Heraklion të Greqisë.

Sportistët vijnë nga sportet e volejbollit në rërë, basketbollit 3×3, hendbollit në rërë, not në ujëra të hapura dhe karate në rërë.

Hendbolli në rërë, basketbolli 3×3 dhe karate në rërë përfaqësojnë për herë të parë vendin tonë në një ngjarje të tillë. Hendbolli merr pjesë me ekipin e meshkujve, ndërsa basketbolli 3×3 dhe volejbolli në rërë në të dyja konkurrencat.

Dy notarët do të garojnë në disiplinën 5 km në ujëra të hapura, ndërsa dy karateistët në disiplinën kata individuale.

Krahas sportistëve dhe trajnerëve, vollejbolli përfaqësohet edhe me gjyqtarin Valon Mustafa.

Kosova për herë të parë u përfaqësua në LMR Patras të vitit 2019.

Exit mobile version