UBT News

​21 fitore radhazi për Cityn, por janë edhe tri skuadra para anglezëve me numër më të madh të fitoreve

Fitorja me rezultat 4-1 ndaj Wolverhamptonit në xhiron e 27 të Premier Ligës e ka kofirmuar edhe njëherë se skuadra e Pep Guardiolas po përjeton një sezon mahnitës dhe tashmë ka arritur t’i regjistroj jo më pak se 21 fitore radhazi.

Tashmë City ka krijuar një diferencë prej 15 pikët nga Manchester United që është në vendin e dytë në tabelë dhe duket se e ka siguruar titullin kampion për edicionin garues 2020/21.

Por, puna mahnitëse të cilën po e bënë Manchester City nuk është diçka që nuk ishte parë edhe tek disa klube të tjera nëpër Europë dhe botë.

Në fakt, City ka edhe tri skuadra para tyre që kanë arritur një numër edhe më të madh të fitoreve radhazi.

Skuadra brazilian Corinthians është ajo e cila në vitin 2011 i kishte regjistruar 24 fitore radhazi, pastaj Bayerni Mynich në edicionin 2019/2020 i kishte fituar 23 fitore radhazi, kurse Real Madridi i kishte fituar 22 ndeshje radhazi në edicionin 2014/2015.

Exit mobile version