13 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive është 119 kurse katër persona janë shëruar.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 47 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 830 mijë e 197 doza të vaksinës.
Deri sot 823 mijë e 583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 103 mijë e 78 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. /UBTNews/
13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
