UEFA ka konfirmuar që stadiumi “Olimpico” i Romës do të jetë një nga vendet që në këtë verë do të zhvillohen lojërat e Euro 2020 me spektatorë.
Dje, qeveria italiane dha sqarimin e plotë për stadiumin në Romë që është i gatshëm për të pritur të paktën 25 përqind të kapacitetit të tifozëve në “Euro 2020”.
UEFA tani ka konfirmuar Romën si njërin nga vendet mikëpritëse të Kampionatit Evropian.
“UEFA ka marrë sot nga Shoqata Italiane e Futbollit, konfirmimin nga Qeveria Italiane se ndeshjet e UEFA EURO 2020 të planifikuara për në stadiumin “Olimpico” në Romë, do të zhvillohen me spektatorë,” thuhet në deklaratën zyrtare.
Autoritetet kanë garantuar që të paktën 25% e kapacitetit të stadiumit do të plotësohet. Si rezultat, UEFA konsideron që Roma të konfirmohet plotësisht si një vend për këtë turne.
Italia do të luajë ndeshjen e parë të turneut kundër Turqisë në “Stadio Olimpico” më 11 qershor.