Alexis Mac Allister ëshë edhe zyrtarisht lojtar i Liverpoolit pasi tashmë njoftimi është bërë edhe nga vet gjiganti anglez.
Menjëherë pas zyrtarizimit, ish-ylli i Brightonit ka zgjedhur edhe fanellën me numër 10, derisa ka treguar arsyet e tij pse zgjodhi të luajë për Liverpoolin.
“Sepse është një klub i madh. Që kur erdha këtu, mund të shoh se sa i madh është ky klub, lojtarët që kemi, stafi, të gjithë. Jam shumë i kënaqur dhe mezi pres të luaj për këtë klub”, ka thënë Mac Allister.
Ai më pas folur edhe për numrin 10 që do ta bartë në fanellë dhe rëndësinë e tij.
“E di sa i rëndësishëm është numri 10 në futboll. Kam pasur mundësinë të marr edhe numrin 8, që është një numër i madh për këtë klub për shkak të Steven] Gerrard, sigurisht. Por vendosa për numrin 10 sepse e kam përdorur shumë herë në Argjentinë, në Brighton, edhe në kombëtaren U23. Është një numër që më pëlqen shumë dhe prandaj e zgjodha”, ka thënë në fund ai.