Lajmet që ylli portugez, Cristiano Ronaldo do të largohet nga Juventusi këtë verë janë plotësisht të vërteta.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri sapo e ka konfirmuar që Ronaldo do të largohet menjëherë nga gjiganti italian.
“Cristiano Ronaldo më ka informuar dje që dëshiron të largohet menjëherë nga skuadra e Juventusit. Është e vërtetë dhe e konfirmuar. Kjo është arsyeja që ai nuk ishte në seancën e sotme përgatitore dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, tha Allegri.
“Nuk jam i dëshpëruar në Cristiano Ronaldon. Ai dëshiron të largohet nga Juventusi dhe ai e bëri zgjidhjen e tij. Ai do të kërkojë një klub të ri pas tre viteve këtu. Është pjesë e jetës”, shtoi trajneri i Juventusit.
Aventura e radhës për Ronaldon vazhdimisht po spekulohet të jetë në Premier Ligën angleze, ku skuadra e vetme që ka shprehur interesim në shërbimet e yllit portugez është Manchester City i Pep Guardiolas.