Qeveria zvicerane ka prezantuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë në përputhje me masat më të fundit të BE-së për arin dhe produktet e arit, njoftoi qeveria e vendit.
Siç thuhet, bankës më të madhe ruse, Sberbank, i janë ngrirë asetet dhe i ndalohet të ofrojë fonde, burime ekonomike apo shërbime teknike.
Qeveria zvicerane deklaroi se masat e reja i referohen kryesisht ndalimit të blerjes, importit ose transportit të arit dhe produkteve të arit nga Rusia.
“Ndalohen edhe shërbimet që lidhen me këto mallra”, thekson qeveria.
Qeveria zvicerane theksoi se ka bërë dy përjashtime të reja kur bëhet fjalë për transaksionet me produktet bujqësore dhe dërgimin e naftës në vendet e treta, të cilat ekzistojnë edhe në BE, në mënyrë që të mos ketë ndërprerje në kanalet e pagesave.
Qeveria thekson se Zvicra është e angazhuar për zgjidhjen e krizës globale të ushqimit dhe energjisë, dhe vëren se asnjë nga masat kundër Rusisë nuk është e drejtuar kundër tregtisë së produkteve bujqësore ose ushqimore midis vendeve të treta dhe Rusisë.