Rusia është shteti më antievropian në botë, u tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky liderëve gjatë takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian, në Pragë.
“Rusia, tani ka vetëm një politikë, luftën kundër Ukrainës, kundër Evropës, kundër botës”, tha Zelensky, duke u kërkuar liderëve të bënin çdo përpjekje për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij.
Zelensky bëri thirrje për rritjen e sanksioneve ndaj Rusisë, mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën dhe sigurimin e garancisë derisa vendi i tij të anëtarësohej në NATO.
“Do të vijë dita kur Rusia do të humbasë”, tha Zelensky.
Udhëheqësi ukrainas iu drejtua homologëve të tij në Pragë përmes një lidhjeje me video.