Përkushtimi për të sjellë rezultate kulminante për Kosovën po bën që xhudistët kosovarë të stërviten nëpër vende të ndryshme të botës.
Disa prej tyre tashmë ndodhen në Japoni, aty ku po përgatiten dhe mësojnë praktikat më të mira të xhudos.
Xhudistët nga Kosova, Andi Reshitaj, Blin Kuka dhe Dardan Cena bashkë me trajnerin Felipe Sanchez Llanes, po përgatiten në Japoni ku po qëndrojnë nga data 15 deri më 29 prill 2023.
Përpos stërvitjeve, xhudistët po mësojnë praktikat më të mira të xhudos duke u njohur edhe me kampionë të tjerë botërorë si Naohisa Takato.