Përmes një interviste të gjatë për “Tv3”, trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur për Ousmane Dembelen, duke e pranuar se ylli francez ka kërkuar t’i bashkohet Paris Saint-Germain.
Raportohej vazhdimisht se Dembele kishte pranuar ofertën për t’iu bashkuar PSG-së, ku tanimë largimi nga Barcelona është vetëm çështje kohe.
“Dembele na ka treguar se dëshiron t’i bashkohet PSG-së, ai po largohet. Ne kemi qenë të vetëdijshëm për klauzolën, por ne e pamë atë të lumtur këtu. Nuk mund të garojmë me ofertën e PSG-së, pasi që ata propozuan një ofertë tejet joshës për Ousmanen”, tha Xavi.
“Më dhemb sepse ne u kujdesëm për Ousmanen që ai të jetë i lumtur këtu, dhe ai ka vendosur që të largohet. E pyeta për arsyen e vërtetë prapa këtij vendimi, dhe nuk morra përgjigje të qartë. Mendoj që është çështje personale. Neve na duhen lojtarë të ri tani që po e humbasim Dembelen, mendoj gjithashtu se na duhet një mbrojtës i krahut të djathtë”, shtoi më tej Xavi.
Dembele po i jep fund aventurës së tij me Barcelonën, me të cilën ka bërë 185 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 40 gola dhe 43 asistime mbi emrin e tij.