Largimi i Ousmane Dembeles nga Barcelona duket se po bëhet gjithnjë e më i sigurt. Të martën, agjenti i francezit bëri të ditur se klubi po i bën presion lojtarit për të vendosur nëse dëshiron ta vazhdojë kontratën ose të vendosë të largohet menjëherë dhe se kjo është një situatë që aspak nuk po i pëlqen lojtarit.
Një situatë të tillë sot e ka konfirmuar edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili ka thënë se klubi është duke pritur vendimin e menjëhershëm të lojtarit mbi atë se çfarë do të vendosë për të ardhmen e tij.
“Në nuk mund të presim për Dembelen. Ose duhet të rinovojë ose zgjidhje për shitjen e tij duhet të gjindet menjëherë. Mesazhi është i qartë. Dembele duhet të nënshkruajë kontratë të re, ose mund të shitet në janar. Nuk ka rrugë tjetër”, bëri të qartë Xavi.