Pasi mbrojtësi i Interit, Danilo D’Ambrosio doli pozitiv me koronavirus, “Nerazzurrët” kanë vendosur të anulojnë konferencën për shtyp të Antonio Contes përpara Sassuolos.
Interi njoftoi D’Ambrosio rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe skuadra është izoluar në qendrën stërvitore Pinetina.
“Il Corriere dello Sport” raporton se klubi ka anuluar konferencën për shtyp para ndeshjes të planifikuar për të premten.
Prandaj, trajneri i “Nerazzurrëve” nuk do të flasë përpara ndeshjes kundër Sassuolos të shtunën.
Skuadra e Contes ka një hendek prej nëntë pikëve më shumë se Milani në Serie A pas një serie prej tetë fitoreve radhazi në ligë.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se pjesa tjetër e anëtarëve të ekipit kanë rezultuar negativ në testet e shpejta, por që rezultatet molekulare do të arrijnë sot.