Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë akademiku dhe shkruesi i deklaratës së pavarësisë së Kosovës, Shyqri Nimani.
Vepra dhe jeta e tij është nderuar me një minutë heshtje edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se akademiku Shyqri Nimani ka pasur karrierë të bujshme dhe pas vetes ka lënë gjurmë të thella artistike.
“Sapo e morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë akademiku dhe artisti jonë i madh, Shyqri Nimani, mjeshtri i arteve të bukura, ishte një nga emrat më kulmor të artit në vendin tonë, i cili pas tij la një karrierë të bujshme dhe me gjurmë të thella artistike me shumë vepra të tij, të cilat i gjejmë prej simboleve të KosovaFilm e deri tek UP…shkronjat e tij të arta mund t’i gjeni edhe në deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Republikën e Kosovës në të cilën përfundoi 16 orë për ta përfunduar, ishte një njeri i rrallë, unik e shembull për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm për shoqërinë tonë”, ka thënë ai.